Më datë 12 mars është afati përfundimtar për subjektet garuese që të dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të zgjedhjeve listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë. Kreu i qeverisë, Edi Rama nga Kryesia e Kuvendit ku zhvilloi mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se mund të mos jetë në listë për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri tha se parimi themelor i listës do të jetë që asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë dhe një mandat nga PS nuk do jetë në listën e mbyllur. Nëse nuk pranojnë të jenë në listat e hapura, duhet t’ia bëjnë me dije drejtuesit politik.

Sa i përket emrit të tij në listë, Rama tha se nuk e ka marrë ende vendimin, por dëshiron të jetë deputet i të gjithëve me detyrën që ka dhe nuk do që t’i zërë vendin askujt.

Rama: Sot ne kemi një ekspeirencë që nuk e ka asnjë parti politike dhe kjo quhet garanci. Ne që në zgjedhjet e shkuara kemi filluar punën për këto zgjedhje. Kemi bërë një riorganizim të PS-së dhe nga ana tjetër kemi hapur një proces me pjesën e re të shoqërisë të cilës i kemi ofruar platformën “Deputeti që duam”. Nga diskutimet e bëra me drejtuesit politik, shoh që një numër jo i vogël i atyre që kanë hyrë në platformë, do jenë në skuadrën tonë të 11 majit. Të reja dhe të rinj me vlera, me energji dhe padiskutim me një ndryshim shumë të madh nga çdokush tjetër që në emër të së resë i thotë shqiptarëve “mos i votoni këto parti të vjetra”.

Cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politk. Parimi themelor i listës së re do të jetë “asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë dhe një mandat nga PS nuk do jetë në listën e mbyllur”. Është e drejta e kujto që nuk dëshiron të jetë në listën e hapur që ta thotë. Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS-ja. Në listën e hapur do të ketë dhe plot të rinj dhe të reja. Diskutimi ka qenë, unë e kam shprehur dhe e kam thënë që drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur.

Kjo do çorodiste gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës. Drejtuesit politkë duhet të garantojnë që të gjithë deputetët që janë në garë të kenë një hapësirë të barabartë. Asnjë drejtues politik nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme. E njëjta gjë vlen në rastin tim. As e kam pasur as e kam shumë idenë se pse unë duhet të jem aty në parlament si deputet për sa kohë kam këtë detyrë. Do ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Vendimin për veten time nuk e kam marrë akoma se mund edhe të mos jem fare në listë. Sa i përket deputeteve, do shikojmë deri në fund si do realizohet. Të gjitha deputetet që kanë qoftë edhe një mandat do të jenë në fushë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu