Pas rrebesheve te shiut ne Shkoder, ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut Benet Beci.
Statusi i plote:
Shkodra u zgjua mes rrebesheve të shiut dhe breshërit, por ekipet tona ishin aty.
Ujësjellës-Kanalizime, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile u angazhuan menjëherë në të gjitha zonat ku kishte nevojë, duke reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm.
Falë ndërhyrjeve të menjëhershme, brenda pak minutash situata u normalizua dhe qyteti vazhdoi ritmin e tij pa pengesa. Shkodër që punon, Shkodër që reagon në kohë.






