Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh shqetësim për situatën në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rritje të aksidenteve rrugore.Sipas shoqatës, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, pasi mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen, sinjalistikën dhe menaxhimin e rrezikut.Shoqata thekson se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve kanë qenë të vonuara ose të pamjaftueshme, duke rritur rrezikun për qytetarët dhe mjetet.Shoqata e Siguruesve shprehet e gatshme për bashkëpunim institucional për të ndërtuar praktika të qarta për menaxhimin e riskut rrugor gjatë motit të keq, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit të sistemit të sigurimeve.Njoftimi i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë:Për situatën në akset rrugore të Veriut dhe Verilindjes, si pasojë e motit të keqShoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe rritje të ndjeshme të aksidenteve dhe dëmeve materiale.Në këto kushte, është e papranueshme që përgjegjësia të lihet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen, sinjalistikën, menaxhimin e rrezikut dhe njoftimin në kohë.Shoqata vëren me shqetësim se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve të mirëmbajtjes kanë qenë të vonuara, të pamjaftueshme ose aspak të dukshme, duke rritur rrezikun për qytetarët, për mjetet dhe për sigurinë publike.Siç ndodh në vendet e Rajonit, kriposja dhe trajtimi parandalues i akseve kritike duhet të jetë standard minimal (si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), sidomos në periudhat e paralajmëruara me ngrica dhe reshje.Shoqata thekson se dëmet që sot mbulohen nga sigurimet nuk janë vetëm “pasojë e motit”, por edhe rezultat i mungesës së masave të detyrueshme të mirëmbajtjes, në këto raste duhet të funksionojë mekanizmi i përgjegjësisë rrugore, për të mos ia lënë gjithë koston qytetarëve dhe siguruesve.
Kërkohet transparencë dhe përgjegjësi për zbatimin e kontratave të mirëmbajtjes dhe monitorimin e tyre.Siguria rrugore nuk mund të jetë “përgjegjësi individuale” vetëm e drejtuesve të automjeteve. Ajo është përgjegjësi e përbashkët dhe fillon me rrugë të mirëmbajtura, të kriposura dhe të menaxhuara sipas standardeve.Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional për të ndërtuar praktika të qarta dhe të zbatueshme për menaxhimin e riskut në rrugë gjatë motit të keq, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit të sistemit të sigurimeve.






