Ballina Aktualitet Moti i keq /Ja si paraqitet situata në Bashkitë e Qarkut Shkodër....

Moti i keq /Ja si paraqitet situata në Bashkitë e Qarkut Shkodër. Akse të bllokuara dhe mungesë energjie në shumë zona!

Screenshot

Përshëndetje,

Po ju dërgojmë e përditësuar për situatën në Qarkun Shkodër

*Bashkia Shkodër* ,

• Në territorin e kësaj bashkie situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
• Reshjet vijojnë me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.
• Në fshatin Gimaj, në njësinë administrative Shalë, është zhbllokuar një pjesë e rrugës, automjetet që ishin të bllokuara kane kaluar pa problem.
Për pastrimin e plotë të asksit rrugor Ndërlysaj – Breg Lumi do të punohet edhe ditën e nesërme.

*Bashkia Malësi e Madhe* ,

• Në qytetin e Koplikut situata ka qënë e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, momentalisht gjëndja paraqitet e normalizuar.
• Punonjësit e bashkisë janë në terren duke hapur dhe pastruar pusetat.

*Bashkia Vau Dejës* ,

• Vijojnë reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht me intensitet të lartë.
• Ka mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Hajmel, Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak.

*Bashkia Pukë* ,

• Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshje intensive të reshjeve të shiut.
• Ka mugesë sporadike të energjisë elektrike në të gjithë territorin e bashkisë.
• Në fshatin Lumzi, njësia administrative Rrapë, mungon energjia elektrike që prej mesditës.

*Bashkia Fushë-Arrëz* ,

• Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshjet shiut me intensitet të lartë.
• Ka rënie gurësh dhe dherash te loklaizuara në disa segmente të rrugëve rurale.
• Në disa fshatra të njësive administrative Iballë dhe Qafë Mali ka shkëputje të energjisë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks