Po ju përcjell informacionin mbi situatën në territorin e Qarkut Shkodër:
- Nga DRV Shkodër: Akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.
- Nga Bashkia Shkodër: Deri në këto momente, nuk raportohen probleme me emergjencat civile.
- Nga Bashkia Malësi e Madhe: Deri në këto momente, nuk raportohen probleme me emergjencat civile.
- Nga Bashkia Vau-Dejës: Informohemi se ka probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në NjA Temal dhe Shllak. Aksi rrugor Muri i Turkut – Dushk, në një gjatësi prej rreth 3 km, është i bllokuar.
- Nga Bashkia Pukë: Deri në këto momente, nuk raportohen probleme me emergjencat civile.
- Nga Bashkia Fushë-Arrëz: Deri në këto momente, nuk raportohen probleme me emergjencat civile. Rruga që lidh Fushë-Arrëzin me NjA Iballë është e kalueshme.
Institucioni i Prefektit po monitoron situatën për çdo problematikë të mundshme. Mbetemi në kontakt.