Nga Klodian Zhivani
“Hip se te vrava dhe zhdryp se te vrava”
Ne keto 30 vite, ka marre ma shume jete banoresh, turistesh e punetoresh te HEC-eve, rruga Vau Dejes – Koman, se sa varkat e malesoreve ne liqenin e Komanit.
Ne keto 30 vite, kane marre ma shume jete njerezish, mungesa e sherbimit mjekesor e policor ne keto fshatra, se sa varkat e malesoreve.
Ne keto 30 vite, kane marre ma shume jete bandat ne ato zona, si pasoje e inekzistences se shtetit, se sa varkat e malesoreve.
Ne keto 30 vite, ka marre ma shume jete njerezish, kultivimi i droges ne keto fshatra, se sa varkat e malesoreve qe zgjodhen punen e ndershme ne vend te krimit.
Ne keto 30 vite, ka marre ma shume jete njerezish, mungesa e energjise elektrike ne shumicen e ketyne fshatrave, se sa varkat e malesoreve.
Ne keto 30 vite, ka marre ma shume jete mungesa e nje rruge makinet ne ato fshatra, se sa varkat e malesoreve.
Ne keto 30 vite, ka marre ma shume jete njerezish mungesa e nji porti te mirefillte ne liqenin e Komanit, se sa varkat e malesoreve.
Ne keto 30 vite, ka marre ma shume jete mungesa e valeve te telefonit dhe per rrjedhoje edhe komunikimit e lajmerimit, se sa varkat e malesoreve.
Pra, ne tan keto vite demokracie (i thanshin), shteti shqiptar ka marre ma shume jete se sa keto varka.Prej vitit 1990 e deri me sot, ne liqenin e Komanit, mund te jene mbyt dy apo tre varka, fatmiresisht pa pasoja ne jete njerezish.
Ky mjet lundrues, ne mungese te rrugeve, ka ken dhe asht gjithcka per malesoret e atyne zonave sepse ne te mire e ne te keq, ne dasma e gezime, i kane besu jeten e tyne.
A duhet te vazhdohet edhe sot me keto varka primitive ? JO !
Sot, kur banoret e zones kane vendos me i hap dyert botes, kane investu ne bujtina dhe restorante duke i ofru turisteve, nje model tjeter, duhet tu ofrojne edhe siguri.
Cdo dite, qindra turiste po kthehen mbrapsht duke anullu pushimet e tyne dhe duke percjelle imazhin ma te keq te turizmit.
Cdo dite, bujtinat po marrin review negative sepse nuk po ofrojne dot sherbimin per te cilin, turistet kane pagu.
Nese ka shtet, ai duhet te gjeje nje zgjidhje sepse lugina e bukur e lumit te Shales, e cila ka cudit boten, sot,po merr noten ma te keqe te turizmit.
Disa prej drejtuesve te varkave, jane dakord te investojne per ndertimin e mjetit lundrues sipas kritereve ligjore, por ata nuk marrin asnji pergjigje nga institucionet.
Shteti duhet te “cliroje” turizmin ne luginen e Shales dhe te nderhyje edhe tek operatoret turistik e bujtinat.
Kane probleme te medha edhe ata !