Ballina Aktualitet ‘Mos luaj me dy porta’, Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të...

‘Mos luaj me dy porta’, Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës nisi para deklaratës së Ramës

Opozita e kishte pyetur Altin Dumanin edhe për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Opozita i tha Dumanit se dy ditë pas deklaratës së Ramës, i cili i tha “kristian mos luaj më dy porta”, SPAK i shkoi tek dera Shkrelit. Por, Dumani theksoi se hetimi ndaj tij kishte nisur para deklaratës së Ramës.“Procedimi penal ka nisur para këtij deklarimi dhe ky është një hetim i suksesshëm, ka bërë të mundur dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së vaut të dejës për korrupsion në zgjedhje”, tha Dumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks