“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, për 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Ai ka dale sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, për t’iu dhënë masa e sigurimit, ndërkohë, që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës minorene me të cilën kishte 10 muaj martesë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu