Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime.

Një shtetas austriak i cili ishte furnizuar me armë e municion në Greqi, ka arritur të kalojë kufirin shqiptaro-malazez e më pas është arrestuar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e vendit fqinj, sipas të cilave në mjetin që drejtohej nga shtetasi austriak O. M. L 54 vjec, janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë Walter e kalibrit 7.65 mm, 1 pushkë, pajisje optike, 2 aksesorë gazi dhe 575 fishekë.

Nga hetimet ka rezultuar se armët ai i ka marrë nga një shoku i tij në Greqi, ka hyrë në Shqipëri dhe më pas përmes pikës së kalimit kufitar Muriqan ka hyrë në Mal të Zi.

Më pas shtetasi austriak është ndaluar nga policia malazeze në tentativë për të dalë nga Mali i Zi për në Kroaci me destinacion përfundimtar Austrinë./ BW

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu