Përtej vendimit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike në rrugët publike, situata në Shkodër këtë të hënë tregoi një realitet ndryshe. Në qytet, monopatinat raporton newspower.al vazhduan të jenë të pranishme dhe në përdorim, duke sfiduar hapur urdhrin e dhënë dhe paralajmërimet për ndëshkime.

Përdorues të shumtë, përfshirë të rinj dhe të rritur, u panë duke lëvizur me monopatina në zonat qendrore dhe akse të tjera të qytetit, pa hasur ndonjë pengesë. Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të zbatuar vendimin në mënyrë efektive. Në fakt, forcat e rendit duket se janë gjetur të papërgatitura për të përballuar zbatimin e masës së re, të paktën në këtë ditë të parë. Mungesa e patrullave të dedikuara sipas newspower.al dhe ndërhyrjeve të drejtpërdrejta ka bërë që masa të mbetet ende vetëm në letër. Vendimi për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike erdhi si pasojë e rritjes së aksidenteve të ndodhura me këto mjete. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, informon newspower.al njoftoi se përdorimi i tyre do të lejohet vetëm për përdorim vetjak, pasi të përfundojë procesi i rregullimit ligjor dhe teknik, që do të përcaktojë qartë rregullat e përdorimit, hapësirat e lejuara dhe kriteret e sigurisë. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, paralajmëroi një operacion të posaçëm për zbatimin e këtij vendimi. Megjithatë, zbatimi në terren në Shkodër tregon se ky operacion ose nuk ka nisur ende, ose nuk ka arritur të funksionojë sipas pritshmërive. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse do të ketë një reagim më të organizuar nga autoritetet për të garantuar zbatimin e këtij vendimi në të gjithë vendin./newspower.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu