Ballina Aktualitet Monitorim i rrugëve me kamera/ Balluku: Do të nisim me monitorimin e...

Monitorim i rrugëve me kamera/ Balluku: Do të nisim me monitorimin e 200 kilometrave të parë

Akset kombëtare rrugore në vend do të monitorohen  në kohë reale  nëpërmjet kamerave të vendosura në pika të ndryshme.

Zv.kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës inspektoi punimet e fundit në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Projekti do të nisë fillimisht monitorimin e 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë – aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.

Të dhënat që kjo Qendër do të administrojë, do të shërbejnë  më pas edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore.Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut vlerësohet  si një prej projekteve më të rëndësishme dhe inovatore, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Rreth 200 punonjës do të jenë pjesë e kësaj Qendre të cilët do të mbikëqyrin në kohë reale akset rrugore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks