Në Spitalin Rajonal të Shkodrës është realizuar me sukses një ndërhyrje artroskopike në shpatull, që përfshinte akromioplastikë, sinovektomi, bursektomi dhe heqjen e një kalcifikati me përmasa 3 me 4 centimetra. Ndërhyrja u krye nga kirurgu ortoped Dr. Ylber Zama, në bashkëpunim me Dr. Artur Vukatana, reanimatorin Luan Bajri dhe infermieret Arjola Kullolli, Medina Peraj dhe Ardita Mati. Spitali Rajonal Shkodër vijon të ofrojë shërbime të specializuara me standarde bashkëkohore në shërbim të pacientëve.






