Kryeministri Rama e nis ditën me një “Mirëmëngjes” ndryshe kushtuar kompleksit sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër që mirpriti kompeticionin ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”.
MIRËMËNGJES😊
dhe me kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër, një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, ku u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës, i pari kampionat i këtyre përmasave për Shqipërinë, për të cilin organizatorët meritojnë një falenderim të posaçëm, ju uroj një ditë të mbarë🙏