Në konferencën e shtypit përpara ndeshjes kundër Bylisit, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, emri i të cilit nuk u përjashtua nga Armand Duka përpara pak ditësh, flet edhe për këtë temë. Kombëtarja sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë më në drejtimin e Edy Reja-s ndërsa trajneri kryeqytetas është lakuar shpesh herë në listën e shqiptarëve të mundshëm që mund ta pasojnë.
“Je i nderuar kur bën pjesë në listën e trajnerëve që FSHF i mban nën vëzhgim. Jam trajner i Vllaznisë, por e theksoj, jam gjithashtu i nderuar qe lakohem për Kombëtaren. Këto janë gjëra që vendosen nga instanca të tjera. Aktualisht jam shumë i kënaqur me stafin dhe ambjentin e skuadrën që kam në drejtim“.
Vllaznia do të “huazoje” 3 lojtarë për testin e Lindjes së Mesme me Arabinë Saudite dhe për Josën ky do të jetë një problem por trajneri kërkon që ata ta shijojnë këtë eksperiencë.






