Ballina Aktualitet Miratohet plani i terminalit të autobuzëve për Shkodrën

Miratohet plani i terminalit të autobuzëve për Shkodrën

Këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi një projekt të rëndësishëm, terminalin e autobuzëve. Ky terminal që mori miratimin e këshillit bashkiak është një kërkesë e drejtorisë rajonale të transporteve ndaj bashkisë Shkodër ndërsa do të investohet nga një fond i qeverisë shqiptare. Aljon Koçkiçi, drejtor i planifikimit të zhvillimit në bashki thotë se ky terminal do të ndërtohet në pjesën e unazës lindore.

Ndërkohë këshilli bashkiak miratoi edhe projektin e sponsorizuar nga Ambasada e Polonisë të quajtur “Qyteti i vogël i trafikut” dhe që ka të bëjë me një korsi për biçikleta dhe përfshirjen e fëmijëve, projekt që i përshtatet edhe projektit për hyrjen e qytetit.

Të dy projektet e miratuara në këshillin bashkiak të Shkodrës, terminali i autobuzëve dhe korsia për biçikleta janë dy kërkesa të hershme të qytetarëve shkodran të parealizuara deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks