Ballina Aktualitet Miratohet në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet,...

Miratohet në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, pritet votimi në Parlament

Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse.

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj bën të ditur se ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë.

”Dje ka kaluar në Komisionet e Politikës së Jashtme, si në Senat edhe ne Dhomën e Deputetëve në Itali, marrëveshja e pensioneve me Shqiperinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve perkatëse.

Hapi i fundit mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë. Falenderime për të gjithë ata nga pala italiane e shqiptaro-italianët që janë përfshirë në këtë marrëveshje që në gjenezë të saj”, shkruan Xhafaj në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks