Nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë e festimit të 60 vjetorit të shkollës teknike pyjore “Kolë Margjini”, ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro shpalli vitin 2024, si vitin e pyjeve. Lançimin e kësaj nisme e bëri duke ju tërhequr vemendjen autoriteteve vendore që të marrin një rol kryesor në mbrojtjen e mjedisit dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbërta.

Edhe pse për pyjet ka një moratorium, ajo pranoi se abuzimet nuk kanë munguar në këto vite. Kumbaro shtoi se për të mbrojtur fondin pyjor, prej momentit të marrjes së detyrës ka bllokuar dhënin e cdo leje për shfrytëzimin apo tjetërsimin e tyre.

Veriu ka mbajtur një peshë kryesore në zhvillimin e turizmit këtë vit, pasi 41% e turistëve të huaj kanë ardhur për Alpet tona.

Në këtë ceremoni festive, ata që krijuan, rriten dhe sot e mbajnë në këmbë të vetmen shkollë në Shqipëri që përgatit specialist të fushës, kanë një apel ndaj brezit të ri, për të mos ju larguar profesioneve.

Ishte viti 1959 kur shkolla pyjore hapi dyert në Shkoder me 51 nxënësit e parë. Sot ajo ka sfida të reja dhe një ndër to është thithja e nxënësve, që më pas të jenë gati për tregun e punës, ku nevojat janë të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu