Ballina Aktualitet Ministrja i quan “Opozita e vulës” deputetët i vërsulen Ibrahimit: Shërbëtore e...

Ministrja i quan “Opozita e vulës” deputetët i vërsulen Ibrahimit: Shërbëtore e oligarkëve! Erdhe nga rruga!

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është përplasur verbalisht me deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet akti normativ për buxhetin 2022.

Opozita akuzon qeverinë se nuk ka në qendër të vëmendjes krizën ekonomike që është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve por rishihet buxheti duke u arnuar për për interesin e disa oligarkëve, disa bizneseve që vazhdojnë të pasurohen ndërsa familjet shqiptare largohen.

Pas  fjalës së deputetes Tabaku ministrja Ibrahimaj nga karrigia e saj iu drejtua deputetëve me ironi

Delina Ibrahimaj:“U desht të ngrihet opozita e vulës e të shpikë terminologji që as janë parë e dëgjuar. Të shpikë inflacionin socialist.  Inflacioni nëpër botë i Putinit të quhet inflacioni socialist. Ku jetoni ju?! Në cilën botë jetoni?!

Jorida Tabaku: “Më thua mua opozita e vulës! Të të vijë turp!

Bardhi e quajti: Shërbëtore e oligarkëve

Jorida Tabaku: Dëgjo se mëson. 300 milionë euro u morën nga xhepat shqtparë si rezltat I paaftësisë së minujstres. Po ministrja nuk shikon familjet por koncesionet. Paaftësia arrogance reflektohet tek ministrja. Mos iu krekos se ke mifrofonin. Askush nuk ka arrogancën, paaftësinë dhe korrupsion tënd

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks