Ballina Sociale Ministrja e shëndetësisë inspekton punimet në poliklinikën e Shkodrës. Koçiu: Poliklinika do...

Ministrja e shëndetësisë inspekton punimet në poliklinikën e Shkodrës. Koçiu: Poliklinika do të ketë 13 kabinete mjekësore

Ministrja e shendetesise Albana Kociu ka inspektuar nga afer punimet qe po kryhen ne polikliniken e qytetit te Shkodres, nje investim i qeverise shqiptare. Ajo pritet te jete gati brenda ketij viti dhe do te rrise standartet e ofrimit te sherbimeve per qytetaret. Ne rrjetin social facebook, ministrja shkruan:

Statusi i plote:

Inspektova nga afër punimet që po vijojnë për rikonstruksionin tërësor të Poliklinikës së Specialiteteve “Bahri Kopliku”, në kuadër të programit të rehabilitimit të infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Investimi mundëson rindërtimin e godinës sipas standardeve më të mira dhe krijimin e kushteve optimale për stafin mjekësor dhe për rreth 50 mijë qytetarë.

Poliklinika do të ketë 13 kabinete mjekësore për specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme dhe ekzaminime laboratorike e imazherike si në; kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji. Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks