Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, Robert Hysenllari, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile raportoi mbi situatën e fundit të përkeqësimit të fortë të motit.

Hysenllari paralajmëroi mbi kërcënimet e shtuara nga reshjet e larta dhe bora e ngricat në vijim, masat e ndërmarra, si edhe çfarë duhet pasur parasysh nga vetë qytetarët.

“I gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë të përqëndruara në jug të territorit. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen problematika me përmbytje të lokalizuara.

Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik, ndërsa lumenjtë e tjerë janë në kuota normale, duke mos paraqitur problem me përmbytje.

Në qarkun eShkodrës ka në total rreth 1400 hektarë tokë të përmbytur, nga të cilat 1300 në njësinë Ana e Malit, ndërsa në Dajç janë 100 hektarë. Në 15 banesa ka prezencë uji në oborre

Në Qarkun e Lezhës ka ulje të nivelit të ujit nga 690 hektarë në rreth 320 hektarë”,theksoi Hysenllari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu