Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët për reshje intensive që priten gjatë javës, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Mbrojtja thekson se sot qarqet më të rrezikuara do të jenë Shkodra, Lezha dhe Vlora, me reshje mesatare deri intensive. Në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër, reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë reshjet do të përhapen në të gjithë vendin, me intensitet më të lartë në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.
PËRDITËSIM MBI SITUATËN E RESHJEVE NË VEND
Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e hënë, 17 nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.
Ditën e martë, 18 nëntor 2025, parashikohen reshje të shtuara në të gjithë territorin e vendit:
• Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.
• Në Lezhë priten reshje intensive.
• Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.
• Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e angazhuar në monitorimin, koordinimin e masave parandaluese dhe reagimin në kohë në rast të përshkallëzimit të situatës






