Ballina Politike Ministrat dhe drejtorët në skaner, kryeministri Rama mbledh “kokat” dy ditë në...

Ministrat dhe drejtorët në skaner, kryeministri Rama mbledh “kokat” dy ditë në Shëngjin

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Rama do të mbledhë nesër dhe pasnesër ministrat, drejtorët dhe krerët e PS-së në Shëngjin në kuadër të një vlerësimi të punës së vitit 2023 dhe të objektivave për vitin aktual. Mbledhja, e quajtur edhe si “retreat” do të ketë në fokus analizimin e punëve të bëra gjatë 2023 dhe objektivat e vitit 2024,për shkak së bëhet fjalë për njëvit elektoral. Zgjedhjet e përgjithshme priten në fillim të vitit 2025 dhe 2024 konsiderohet si një vit elektoral. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrat, drejtorët e drejtorive të rendësishme si edhe krerët e Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes do të bëhet edhe një vlerësim i performancës së ministrave dhe drejtorëve për vitin që lamë pas. Kujtojmë se në konferencën tradicionale të fundvitit, kryeministri numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023. Sipas tij, një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike, etj. Rama tha se rritja ekonomike e këtij viti i kalon parashikimet, ku ka ndikuar edhe bumi masiv i turistëve. Ai  u shpreh gjithashtu se ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot vendi ka një papunësi që është më e ulta e të gjitha viteve deri tani. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks