Ballina Sport Milano vishet “zikaltër”, Interi ngre Superkupën në Riyadh

Milano vishet “zikaltër”, Interi ngre Superkupën në Riyadh

Interi dërgon trofeun e superkuoës në Milano. Zikaltrit kanë mposhtur 3-0 Milanin në finalen e Superkupës të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Sa i përket ndeshjes, skuadra e Inzaghit mori që në fillim frenat e dorës duke zhbllokuar sfidën me një gol të Dimarco në minutën e 10′.

10 minuta më vonë ishte Dzeko ai që dyfishoi shifrat duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0.

Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i përket rasteve, me Milanin që kërkonte të shënonte.

Kjo bëri që kuqezinjtë të linin hapësira prapa. Për të vulosur fitoren mendoi Martinez i cili dhuroi show duke realizuar një supergol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks