Mungesa e ujit të pijshëm vijon të mbetet një ndër shqetësimet më të mëdha për banorët e fshatrave të Shkodrës. Në njësinë Administrative Rrethina edhe pse prej vitesh është investuar për shtrimin e tubacioneve, uji nuk ka mbërritur kurrë në rubinetat e shtëpive.
Ndërsa në fshatin Berdicë, banorët detyrohen të mbushin ujë në një çezmë publike, shpeshherë duke qëndruar në radhë dhe duke transportuar ujë me bidona, një realitet paradoksal për vitin 2025. Mungesa e infrastrukturës funksionale dhe mungesa e reagimit nga institucionet e përgjegjëse i ka lënë këta banorë të varur nga burimet e pakta ekzistuese.
Gjendja është po aq alarmante edhe në fshatin Golem, ku thatësira dhe mungesa e furnizimit me ujë kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në bujqësi, duke bërë që tokat të mbeten djerrë e fshati të përballet me braktisje të vazhdueshme.
Banorët shprehen të zhgënjyer dhe të harruar nga autoritetet vendore dhe qendrore. Problemi mbetet i pazgjidhur, ndërsa institucionet heshtin përballë një krize që prek çdo aspekt të jetës, duke gjetur justifikime tek zbatimi i projektit nga firmat kontraktore e here tek fondet!⌊