Prokuroria e Posaçme ka paraqitur sot pretencën e saj, duke kërkuar dënimin me burg për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza 2”, ku të pandehur janë marrë ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dhe 5 persona të tjerë. Ata akuzohen nga SPAK për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e një sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të Bashkimit Evropian.
Në rast së shpallen fajtorë, të akuzuarit do përfitojnë ulje me 1/3-ën të masës së dënimit.
PRETENCA E SPAK:
Ismail Zeneli, 15 vite burg – gjykim i shkurtuar, 10 vite burg
Dedan Gjoni, 13 vite burg – gjykim i shkurtuar, 8 vite e 4 muaj burg
Bujar Gërmizi, 10 vite burg – gjykim i shkurtuar, 6 vite e 8 muaj burg
Adrian Cenaj, 7 vite burg – gjykim i shkurtuar, 4 vite e 8 muaj burg
Besmir Murtati, 12 vite burg – gjykim i shkurtuar, 8 vite burg
Albert Prenga, 12 vite burg – gjykim i shkurtuar, 8 vite burg
MË herët GJKKO-ja e ndau çështjen, duke shpallur moskompetencën dhe duke e kaluar në Gjykatën e Tiranës, ish-zyrtarin e lartë të Policisë, Erzen Breçani dhe ish-specialisten e Interpolit, Jonida Babameto./ora