Nga Eliona Shkreli/ Mësuesi nuk është më intelektuali i dijes por “eksperimenti” kompjutetik!
Arsimi shqiptar sot është në krizë, mësuesi është kthyer në një robot I cili duhet të thithë e të bindet rrobotikisht ndaj të gjitha “inovacioneve teknologjike”, teknikave të reja dhe evoluimit arsimor tē cilat mund të ndryshojnë dhjetra herë përgjatë një viti shkollor nën termin e mësuar përmendësh nga çdo mësues “për disa ndryshime në ligjin filan, datë kaq…me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit…” etj, etj si t’i teket ‘specialistit’ të fundit që jep idenë më të re’ në fushën e arsimit!
Tashmë, mësuesit po përballen me një tjetër inovacion teknologjik I cili pavarësisht se nuk kuptohet çfarë përmirësimi sjell në arsim, detyrimisht “robotët” e mësimdhënies duhet t’i binden urdhrave të të “lartëve” për futjen në dijet e tyre të metodave të fundit, siç është sistemi “SMIP”!
Tashmë, prej mëse 1 viti, mësuesve shqiptarë I është shtuar një tjetër regjistër për t’u plotësuar, ai teknologjik. Mësuesit kështu (sidomos ata mbi moshën 50 vjeç) janë kthyer nga mësimdhënës në mësimnxënës të TIK-ut (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit)!
Një sistem I cili më shumë nuk punon sesa punon ndërsa afatet e vendosura nga Ministria për hedhjen e të dhënave (temat mësimore, mungesat dhe vlerësimet e nxënësve) nuk pyesin nëse mësuesi ka kushte për të punuar elektronikisht në ambjentet e shkollës.
Po me çfarë do punojë mësuesi I shkretë kur shkollat publike nuk ofrojnë kushtet për realizimin e kësaj nisme?
Shkollat nuk disponojnë kompjuter ose lap-topë për të gjithë mësuesit, interneti është aq I dobët (për aq kohë sa ēshtë funksional) sa vēshtirē hapet faqja e e-mailit e jo më faqja e “SMIPI-it”, e cila vazhdimisht kërkon ndjesë për ngarkesën e rrjetit dhe mungesën e shërbimit!
Sistemi “SMIP” është dështimi I rradhës në sistemin arsimor, një burokraci e kotë më shumë për mësuesin dhe një mangësi më shumë në procesin e mësimdhënies nga ana e mësuesit apo mësim-marrjes nga ana e nxënësit.
Sot arsimi është letër! Sot nuk ka rëndësi sa merr dije nxënësi, sot e rëndësishme është të plotësohen letrat. Mësuesi nëse është I mirë në letra, cilësohet I dalluar. Mjafton të dish të jesh robot I mirë në plotësimin e dokumentacionit, por sa i përket cilësisë së mësimdhënies dhe rezultatet e nxënësve ç’rëndësi ka, janë të pavlera.
Sot mësuesit po përballen me trysninë nga Ministria e Arsimit për hedhjen e të dhënave në sistemin “SMIP” për të gjitha klasat, një urdhër i ardhur në mes të vitit shkollor, pa marrë parasysh nëse mësuesit I kanë kushtet për të hedhur në një kohë aq të shkurtër punën e më shumë se 4 muajve (hedhjen e temave mësimore, mungesat dhe vlerësimet e nxënësve për të gjitha klasat ku një mësues jep mēsim) e aq më tepër me një sistem I cili pjesën më të madhe të kohës është I padisponueshëm!
Mësuesit e keqpaguar, të privuar nga shpërblimi I fundvitit dhe e drejta për të reaguar ndaj padrejtësive, të përçmuar, të zhvlerësuar, të nënçmuar, sot janë kokë ulur përballë një pushteti I cili prioritet ka “dukjen” e jo “përmbajtjen”.
Sot mësuesit, janë kthyer në aq të pavlerë nga pushteti, sa konsiderohen thjesht si një numër të punësuarish në shërbim të tekave të “specialistëve” të emëruar kushedi se në ç’baza apo kritere, e jo si figura më e shenjtë e dijes së brezave të tërë qe dalin nga “duart” e Tyre.
Mësuesi është baza dhe themeli I ndërtimit dhe formimit intelektual të një njeriu. Prandaj kjo përdhosje që I bëhet figurës së mësuesit me letra boshe, pa asnjë vlerë në misionin e tyre të ndërtimit të gjeneratave të reja, duhet të marrë fund.
Mësuesit vetë duhet të jenë ata që duhet të reagojnë e të mos pranojnë më të kthehen në “kavie eksperimantale” të inovacioneve të shpikura nga shefat e pushtetshëm të cilët pas këtyre inovacioneve fshehin kushedi çfarë interesash vetjake apo korruptive!