Këtë të premte duke nisur nga ora 18:00 me kohën shqiptare, në Washington, u mbajt me madhështi ceremonia e shortit për grupet e Kupës së Botës 2026. Për herë të parë Botërori do ketë 48 kombëtare të ndara në 12 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa po për herë të parë do mbahet në tre shtete dhe në 16 qytete.

Nëse kalon Poloninë në gjysmëfinalen play-off dhe fituesen e çiftit Ukrainë – Suedi, kombëtarja shqiptare e futbollit do vendoset në Grupin F të finaleve të Kupës së Botës 2026. Rivalë për tanët do jenë (gjithmonë nëse kalon) emra si Holanda, Japonia dhe Tunizia.

Nga ana tjetër, Kosova, nëse kalon Sllovakinë në gjysmëfinalen play-off dhe fituesin e çiftit Turqi – Rumani, do vendoset në Grupin D të Kupës së Botës, me rivalë si SHBA, Paraguai dhe Australia.

Italia, nëse kalon nga faza play-off do vendosej në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën. Grupi I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë duket i fortë, ndërsa edhe Grupi L me Anglinë, Kroacinë, Ganën dhe Panamanë premton spektakël.

Nga rezultatet e fazës së grupeve do kalojnë në fazën me eliminim dy skuadrat më të mira të çdo grupi (24), si dhe tetë ekipet e treta me më shumë pikë (8). Këto 32 ekipe do vijojnë garën në fazën me eliminim direkt.

Për herë të parë në këtë turne, katër kombëtaret e renditura si më të mirat në renditjen e FIFA-s (Argjentinë – Spanjë dhe Francë – Angli), nuk do përballen mes tyre deri në finale nëse ia dalin të kualifikohen si të parat e grupeve respektive.

Në ceremoninë e zhvilluar nga FIFA pati spektakël me këngë dhe performanca, ku nuk munguan figurat më në zë të skenës botërore. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u vlerësua me ‘Çmimin e Paqes’ për kontributin e zbutjes së konflikteve në botë.

Grupet e Kupës së Botës 2026:

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Play-off D

Grupi B: Kanada, Play-off A (Itali), Katar, Zvicër

Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Play-off C (Kosova)

Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

Grupi F: Holandë, Japoni, Play-off B (Shqipëria) Tunizi,

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

Grupi I: Francë, Senegal, FIFA play-off 2 (Irak vs Bolivi – Suriname), Norvegji

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani 

Grupi K: Portugali, FIFA play-off 1, Uzbekistan, Kolumbi 

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

Ndeshjet play-off:

Faza play-off ndërkombëtare

Kaledonia e Re – Xhamajka vs Republika Demokratike e Kongos

Bolivia – Suriname vs Irak

Faza play-off, zona UEFA – Ndeshjet gjysmëfinale

Italia – Irlandë e Veriut

Ukrainë – Suedi

Turqi – Rumani

Danimarkë – Maqedoni e Veriut

Uells – Bosnjë Hercegovinë

Poloni – Shqipëri

Sllovaki – Kosovë

Çekia – Irlandë

Përballjet finale të fituesve

Uells – Bosnjë Hercegovinë vs Italia – Irlandë e Veriut

Ukrainë – Suedi vs Poloni – Shqipëri

Sllovaki – Kosovë vs Turqi – Rumani

Çeki – Irlandë vs Danimarkë – Maqedoni e Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu