Ballina Sociale Mësimi në oborr në fshatin Mali Kolaj të Shkodrës, reagon Benet Beci:...

Mësimi në oborr në fshatin Mali Kolaj të Shkodrës, reagon Benet Beci: Problemi do zgjidhet, shkolla do qëndrojë e hapur

Pas lajmit të transmetuar ne media se fëmijët e fshatit Mali Kolaj, prej 3 ditësh, zhvillojnë mësim në oborrin e shkollës, kryetari i Bashkisë Shkodër, Beneti Beci, ka zhvilluar një takim me prindërit.

Ai ka vendosur që shkolla të mos mbyllet dhe bashkia do të zgjidhë mosmarreveshjen me pronarin e tokës, ku ndodhet shkolla. Beci thotë se shkolla do të qëndrojë e hapur dhe femijët nuk do të transportohen në asnjë godine tjetër.

Sot jam njohur me shqetësimin e banorëve të fshatit Mali Kolaj në Njësinë Administrative Velipojë për rrezikun e mbylljes së shkollës.  Përballë kësaj situate, së bashku me Drejtoren e ZVA Shkodër, drejtues të bashkisë dhe Njësisë Administrative, zhvilluam një takim me komunitetin, duke gjetur edhe zgjidhjen për këtë çështje kaq të ndjeshme për banorët dhe fëmijët e kësaj zone.

Pas diskutimeve me banorët është rënë dakord që shkolla do të qëndrojë e hapur dhe fëmijët nuk do të transferohen në një shkollë tjetër.  I garantova banorët se jam palë me ta për këtë çështje kaq sensitive.

Kjo zgjidhje afatshkurtër do të pasohet me plane konkrete për një zgjidhje afatgjatë për fëmijët në këtë zonë.”-thuhet në reagimin e Benet Becit.

Prej 3 ditësh, nxënësit po zhvillojnë mësim në oborrin e shkollës për shkak se mes pronarit të godinës dhe bashkisë së Shkodrës, ende nuk është gjetur një marrëveshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks