Ballina Aktualitet Mesha e Krishtlindjes në Shkodër, imzot Massafra: Krishti, drita që nuk shuhet...

Mesha e Krishtlindjes në Shkodër, imzot Massafra: Krishti, drita që nuk shuhet kurrë. Krishtlindja nuk është festa e komercialitetit!

Qindra besimtarë të Krishterë të Shkodrës morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes, kremtuar në katedralen e “Shën Shtjefnit”. Ajo u udhëhoq nga arqipeshkëvi imzot Angelo Massafra, i cili theksoi se Krishti erdhi në botë si drita e vërtetë që ndricon jetën tonë, e që nuk fiket asnjëherë, sic ndodh me dritat e festës. Fatkeqësisht tha ai sot Krishtlindja nuk kuptohet nga të gjithë dhe është kthyer në komercialitet, kur ajo është krejt dicka tjetër. Sot është dita e shpresës. Jezusi lindi për një botë më të mirë. Në mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra bëri thirrje për falje mes njerëzve, më shumë dashuri e solidaritet ndaj njëri-tjetrit. 

Një lutje për paqe në vendet ku kjo Krishtilindje po kalohet në luftë bëri arqipeshkëvi i Shkodrës. Pas meshës besimtarët katolik uruan njëri tjetrin për më shumë mirësi e dashuri në familjet e tyre. Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks