Ballina Aktualitet Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Mbaroi koha e blerjes dhe kërcënimeve...

Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Mbaroi koha e blerjes dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve. Ndaloni së pranuari dhurata e të jeni të frikësuar, bëni punën tuaj.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi.

Kim theksoi se ata që tentojnë të kthejnë Shqipërinë pas, duhet të ndalojnë.

Nga ana tjetër ambasadorja motivoi gjyqtarët dhe prokurorët që të vijojnë të bëjnë detyrën.

Mesazhe i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë e shpejtë apo e përsosur por po jep rezultate reale. Po ecën përpara. Ata që e kundërshtojnë këtë përparim dhe do të donin që të mos kishin rezultate të vërteta janë gjithashtu duke dyfishuar përpjekjet e tyre.

Do të donin që ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën në një kohë kur gjyqtarët e prokurorët mund të bliheshin e kërcënoheshin.

Për të gjithë ata që duan të tërheqin Shqipërinë drejt të shkuarës, koha juaj ka mbaruar. 

Ju shijuat privilegjet, imunitetit. Mbushët xhepat tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të  miqve tuaj. Tani stop. Koha juaj mbaroi. 
Stop. Eshtë koha që të lini shqiptarët të besojnë se ka drejtësi në Shqipëri dhe ia vlen për ta dhe fëmijët e saj të qëndrojnë. Se ka të ardhme më të ndritur. …

Duhet ta bëjë çdo prokuror dhe çdo gjykatë. Ndaloni së marruri thirrjet telefonike, së pranuari dhurata. Ndaloni së qeni të frikësuar nga ato kërcënime. Bëni punën tuaj. Lëreni popullin shqiptar të marrë frymë, lëreni të jenë të lirë. Lëreni Shqipërinë të jetë e shkëlqyer.Gjykata Kushtetuese është një gur themeli. Reformat e ndërmarra në 20016 ishin të rëndësishme. Gjykata Kushtetuese e ka zhvilluar punën mbi kriteret që aspirojnë për këtë gjykatë. SHBA është krenare. Që nga procesi i vettingut, deri te zgjedhja e anëtareve. Presim me padurim që gjykata të ketë gjykatës të kualifikuar. Nuk është e lehtë, por është duke bërë progres. Është duke dhënë rezultate. Ata që kundërshtojnë këtë progres, ata të cilët do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën në kohën kur prokurorët dhe gjykatësit mund të kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët shqiptarë nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata, duhet të ndalojnë. Për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas, kthejeni! Por kjo shkakton vuajtje për njerëzit. Unë ju them; ndalni! Koha për të bërë telefonata, për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga një e shkuar, për të premtuar dhurata, formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks