Njerëzit kanë nevoje të degjojne zgjidhje të problemeve të tyre nga politke dhe jo të përballet me dhunën dhe gjuhën e urrejtjes. Ka qënë ky mesazhi që ka dhënë nga Shkodra Ambasadori i italisë ne Shqipëri, Fabrizio Bucci . Ai u shpreh se nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre, ndërkohë që u shpreh se plotësimi I kushteve për në bashkimin europian duhet të jetë objektiv I të gjithë spektrit politike …….
(DUBLIM)
Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që I drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se I bëjmë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve, e nevojat e qytetarëve janë sherbimet publike, shkolla të reja, hapësira të reja, kjo është ajo cfarë kanë nevoje njerezit nga politika e të gjithë kahëve politike, mazhoranca apo opozita.
Gjëja e dytë që kam evidentuar me grupin e miqësisë parlamentare mes shqipërisë dhe italisë, ka qënë një tjetër këndveshtrim në atë mbrëmje, një shpirt ndoshta edhe Italian, ku të gjithë sëbashku po diskutonin larg zhurmës dhe debateve brutale, por me një shpirt të butë për të mirën e njerëzve për nevojat e kombit, dhe është ajo fryma që I duhet vendit.
Pak kohë më parë Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt BE, dhe hyrja e Shqipërisë në familjen e madhe europiane nuk është objektiv i vetëm një krahu politik, është objektiv politik I të gjithëve, dhe mua më pëlqën që të gjithë të punojnë në këtë drejtim, pa diskutim që mund të ketë mendime apo ide të ndryshme por në demokraci mazhoranca është ajo që qeveris, dhe janë zgjedhësit ato që vendosin kush qeverisë, cdo dy vite, cdo vite, 1 herë në katër vite për qeverinë, 1 herë në 4 vite për zgjedhje lokale, ai është momenti kur qytetarët shprehen. Në këto 4 vite mua do të më pëlqente që politikanët të zgjidhnin formën e civilizimit dhe dialogut që nuk është gjithmonë përballje mes akuzave, dhunës verbale, e të shpresojmë që të mos ketë dhunë të asnjë forme tjetër.

Sa I takon zgjedhjeve të 14 Majit dhe situatës brënda opozitës ai ka deklaruar se 14 Maji do të jetë një ditë ë rëndësishme për të gjithë shqiptarët ndërkohë që është shprehur se vendit por edhe vetë mazhorancës i duhet një opozite e fortë në parlement dhe jo një opozitë që përcjell gjuhën e dhunës…..sink
(DUBLIM)
Zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje të rëndësishme pasi zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Do të doja që me 14 Maj politikanët të mundohen që ti ofrojnë zgjidhje qytetarëve. Do të dëshiroja që me 14 Maj, politikanët të ofrojnë alternative për banorët.
Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllekun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues I italisë, është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që ne parlement të bëje nje opozite serioze mbi gjera konkrete dhe jo vetem kaos, kjo nuk I sherben askujt, as mazhorancës

Deklaratat e Ambasadorit të Italisë, u bënë gjatë vizitës së këtij të fundit në Shkodër ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke parë nga afër një sërë investimesh itailiane në këtë qytet ndërkohë që ka deklaruar se mbështetja e Italisë ndaj Shkodrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu