Për herë të dytë Benet Beci kryetar i bashkise Shkoder refuzon të paraqitet në SPAK, duke sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme dhe duke dhënë sinjal të qartë për përbuzje ndaj drejtësisë raporton epost.
SPAK e ka marrë zyrtarisht nën hetim Benet Becin, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, por hetimi nuk lidhet me detyrën e tij aktuale si kryebashkiak. Ai po hetohet për veprime të kryera gjatë detyrave të mëparshme, përfshirë pozicionet ku ka qenë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe drejtor i KESH.
Hetimi lidhet kryesisht me dyshime për korrupsion, shpërdorim detyre dhe shkelje në procedurat e tenderimit, ku dyshohet se janë shkaktuar dëm financiar për buxhetin e shtetit.
Tashmë pritet që Prokuroria e Posaçme të përcaktojë hapat e mëtejshëm proceduralë për të garantuar vijimin normal të hetimit dhe respektimin e ligjit. /Epost






