Ballina Sport Mes tensioneve dhe polemikave, Teuta zbret me “këmbë në tokë” Vllazninë në...

Mes tensioneve dhe polemikave, Teuta zbret me “këmbë në tokë” Vllazninë në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë lëshojnë kryesimin e superligës!

Skuadra e Teutës befasoi Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke fituar me golin e sulmuesit Mario Beshiraj në minutën e 85 (0 – 1). Dominimi i ekipit durrsakë u pa që në minutat e para, por që nuk prodhoi gol.

Arbitri Daniel Vrapi i mohoi një gol të rregullt Teutës, por ai vendosi për faull në sulm, ndonëse nuk pati kontakt për diçka të tillë. Pjesa e dytë nisi më “këmbën e gabuar” nga shkodranët, dëmtimi i sulmuesit Bismark.

Ekipi i Enkeleid Dobi vazhdojë manovrat ofensive dhe u shpërbyle vetëm në minutën e 85 me Beshiraj, gol vendimtar për marrjen e 3 pikëve. Kjo disfatë është e para për Vllazninë në “Loro Boriçi” gjatë këtij sezoni, çka ka shkaktuar humbjen e kreun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks