Gjykata e Posaçme cakton masën arrest në burg për dy policët, Elion Picokun dhe Amarildo Likën, të cilët merrnin para për patentat e pezulluara. Efektivët u merrnin nga 500 në 1500 euro drejtuesve të mjeteve për t’u dhënë para kohe lejen e drejtimit që iu ishte hequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në dosjen e siguruar nga NP, është zbardhur një prej këtyre episodeve, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj. Personi me të cilin dyshohet se kanë bashkëpunuar është shtetasi nën hetim Alkid Ndreu.

Ky i fundit ishte përgjegjësi i Zyrës së Kartotekës së Organit Administrativ Shtetëror, ku ruhen dhe administrohen lejet e drejtimit te pezulluara. Hetimet për dy efektivët e “Rrugores” nisën që në dhjetor të vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu