Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet, Tiranë.

Nga pamjet e ardhura pranë redaksisë së newsbomb.al, shihet se si mjeti tip “BMW” ka marrë zjarr përballë Ambasadës Amerkane. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritu forcat e zjarrfikëses për neutralizimine flakëve si dhe efektivët e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbarëvajtjen e trafikut, pasi është një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia, ndërkohë nuk dihet ende se si pasojë e flakëve ka patur të lënduar apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu