Melos Bajrami eshte perforcimi i trete i Vllaznise ne merkaton e veres. Mbrojtesi 22-vjecar nga Prishtina ka firmosur sot kontrate me kuqeblute dhe eshte prezantuar nga ana e klubit shkodran. Ish-mbrojtesi i Gjilanit tashme do te jete ne dispozicion te Thomas Brdaric si nje element me shume per qendren e mbrojtjes.

Nga sa behet e ditur, Bajrami ka firmosur nje kontrate 1-vjecare me nje opsion zgjatje edhe per nje tjeter me klubin Vllaznia.

Melos Bajrami do ta kete pervojen e tij te dyte ne kampionatin shqiptar kete me Vllaznine, pasi para dy sezonesh ka qene pjese e Skenderbeut te Korces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu