GJKKO ka lënë në burg 9 personat që u arrestuan në kuadër të megaoperacionit të SPAK. Bëhet fjalë për Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli. Nga operacioni i fundit SPAK njoftoi zyrtarisht se bllokoi pasuritë e 7 grupeve kriminale në vlerën e 4.5 milionë eurove.
Operacioni i autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese u shtri në disa qytete të vendit si dhe në Itali, Gjermani, Spanjë e Belgjikë. SPAK mundi të arrestojë 20 persona, ndërsa 30 të tjerë u shpallen në kërkim.
Sipas hetuesve grupet kriminale me rrezikshmëri të lartë kryenin aktivitetin në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen.