SPAK

Në 43 urdhërat e lëshuar nga SPAK në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli. Bruli është i dyshuar për veprimtari kriminale. Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policsë vendore të Shkodrës të cilët nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion.

Mir Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje.

Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale. Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit./ BW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu