Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja dhe të radhës që flasin për një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar, Velipoja Grand Europa Resort, janë mediat e njohura spanjolle. “Europa press” dhe “Press digjital” i kanë kushtuar një hapësirë të dedikuar investimit prestigjoz në bregdetin e Adriatikut, “Velipoja Grand Europa Resort” affiliated by Melia, rrjetin më të famshëm ndërkombëtar që operon në Europë në fushën e turizmit.
“Meliá Hotels International vazhdon me planin e saj të rritjes në Shqipëri, tashmë me përfshirjen edhe të Velipoja Grand Europa Resort në këtë rrjet ndërkombëtar. I vendosur buzë detit në një nga destinacionet më të njohura bregdetare në vend, ky hotel ka 110 dhoma, pishina të ndryshme dhe një park ujor, palestër dhe ambiente wellness që përfshijnë një spa me një pishinë të brendshme të nxehtë. Për sa i përket ofertës gastronomike, hoteli shquhet disa restorante me gatime të shumëllojshme, ndërsa në zonën e plazhit gjendet edhe një hapësirë unike ku gastronomia kombinohet me pamjen e detit. Në total, kompania hoteliere ka tashmë katër hotele të hapura në vend dhe 15 hotele të tjera në proces hapjeje. Së fundi, duke përfshirë Velipoja Grand Europa Resort, marka Affiliated by Meliá ka më shumë se 350 hotele në mbarë botën dhe vazhdon të rritet duke hapur dyert për destinacione të reja për kompaninë”. Ky promovim i Velipojës turistike dhe investimit gjigand të kompanisë Xhenis Sh. Sh.p.k që nuk ndalet së investuari në qarkun Shkodër me projekte të mëdha dhe largpamëse për fushën e turizmit, janë dëshmia më e mirë se si po kontribuohet në zhvillimin e turizmit në këtë rajon. Velipoja Grand Europa Resort do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej, duke rritur ofertën turistike dhe zgjeruari gamën e saj për pushuesit nga e gjithë bota, që zgjedhin këtë përle të Adriatikut për të pushuar.