Kjartësim dhe rifreskim, n’lidhje me “pro” apo “kundër” të famshmes kullë.
Shumë të dashtun!
E ndjejë ma se t’arsyeshme me kjartësu se predikimi jem, n’lidhje me Fjalën e Zotit të ksaj të djele që kaloj, s’ka pas në fokus as në qendër “kullën” me pro-të apo kundër, me protesta apo pa protesta ndaj saj! Ato gjana që janë shpërnda nëpër rrjete sociale, me apo pa vullnet dashakeqës, janë thjeshtë grimca e stërgrimca të atij predikimi ma të g’jatë e me shumë mesazhe që Ungjilli dote me transmetu! Qysh kur ka xanë fillë Kisha Katolike n’Shkodër, asht mundu me ja ndritë faqen ktij Qyteti e me ja shtu bukurinë, kshtu kanë vazhdu ata Prijsat e fesë me shekuj, e unë i padeji, pa dashtë me u krahasu me ta, n’mnyrën ma t’thjeshtë e t’vogël, me ato hire që Zoti mi ka dhanë, tesh 7 vite, si meshtar, jam mundu me i shërby ditë e natë e kam me i shërby përherë, Qytetit tem, Qytetit tonë.
Ironija e përdorun prej meje, at’ ditë, nuk asht pro dhe as miratim për kullën, e s’ka me kenë najherë, (mandej, kush po na pyt mu e ty për k’to gjana!) sepse për mu vlen nji parim: VETËM Ç’KA ASHT E BUKUR DHE E DOBISHME PËR NJERIUN, VETËM AJO ASHT E VLEFSHME.
Prandej, pa dashtë me humë shumë kohë, e pa dashtë me e zmadhu, prapë nxis si atë ditë: A BAN NJI HERË TË VETME ME E ÇU ZANIN PËR NJERIUN, PËR T’MIRËN E TIJ, SEPSE JANË TUJ I BA PADREJTSI, JANË TUJ JA PRISHË HIJESHINË ATO KULLAT E SHFRYTZIMIT, SHTYPJES DHE INJORIMIT, KULLAT E MOS-RREAGIMIT NDAJ VARFNISË, NDAJ DHUNËS NË FAMILJE, NDAJ DROGIMIT TË RINISË DHE LARGIMIT MASIV PREJ VENDIT!
Nëse delni n’protesta për k’to e ksi problematikash me t’cilat shumë meshtarë, edhe unë diku ndër to, përplasena, mu, neve, aty keni me na pas gjithmonë!
Zoti u bekoftë, punoni dhe transmetoni lajme në mnyrë të ndershme, se me ndershmëni dhe dashamirësi, Shkodra e tanë vendi jonë ka me kenë ma madhështi se gjithçka!
Me rrespekt!
Dom Gasper Kolaj