Permes nje reagimi ne rrjetin social facebook, Enea Karakaçi ka ndare mesazhin e pare pas marrjes se detyres si drejtues politik i qarkut Shkoder.
Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste 🌹 për qarkun #Shkodër.
Të rikthehem në Shkodër me një detyrë kaq të rëndësishme politike nuk është thjesht një kapitull i ri në rrugëtimin tim. Kjo është vendlindja ime, rrënjët e mia, njerëzit e mi. Prandaj, pritja e ngrohtë dhe detyra e drejtimit politik të qarkut Shkodër, kanë një vlerë të veçantë për mua.
Është një përgjegjësi që e marr me shumë përulësi, por edhe me vendosmërinë për të mos zhgënjyer besimin tuaj. Nisim së bashku një rrugëtim të ri pune, me energji dhe përgjegjësi, për të forcuar strukturat tona dhe për të zgjeruar radhët e Partisë Socialiste në çdo cep të këtij qarku që ka kaq shumë për të dhënë.
Besoj fort se forca jonë qëndron te njerëzit. Kontributi i çdo anëtari është i pazëvendësueshëm. Ndaj, kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët, dëgjimi i tyre dhe qëndrimi pranë tyre në çdo moment, do të jetë busulla jonë në këtë rrugëtim.
Me zemër dhe me punë, për Shkodrën tonë ❤️






