Ballina Aktualitet “Më thatë puno fort, unë nuk ia dola” Studentja tregon disfatën pas...

“Më thatë puno fort, unë nuk ia dola” Studentja tregon disfatën pas takimit me Ramën, jep mesazhin e fortë

Blerta Mema është e një e re nga përrenjasi e cila vijon studimet në Vlorë.

Në një takim të zhvilluar për programin e ri të bursave të studimit Mema pasi ndau historinë e saj të studimeve dhe zgjedhjes për të emigruar dha dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë.

“Mos u bëni emigrant”, kjo është thirrja që bëri Blerta Mema pasi tregoi eksperiencen e saj zhgënjyese në emigrim.

Blerta Mema: Unë jam Blerta Mema, vij nga një fshat në bashkinë e Përrenjasit. Në viti 2019 isha studente në vitin e parë në gazetari në një takim që ju zhvilluat (i drejtohet Ramës) më thatë “Puno fort se do t’ia dalësh”. Unë atëherë nuk ia dola. E gjendur mes shumë vështirësive zgjodha rrugën e emigrimit, emigrova në Greqi, në vitin 2020. Por emigrimi të merrte ëndërrat, të merrte pasionin. Kur isha fëmijë e dija se të jesh emigrant është një profesion, e dija se babi shkon në një vend të bukur ku merr para. Kur unë u bëra emigrante vendosa të kthehem. Qeshorin e 2020 u ktheva. Zgjodha një nga programet prioritare të studimit në Vlorë. Sot jam këtu dhe dua tju jap një mesazh të gjithë atyre të rinjëve që e kanë gati një çantë për të ikur, mos u bëni emigrant. Këtë doja tju thoja, qëndroni këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks