Të konsideruar si ‘më të këqinjtë e më të këqinjve’, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare publikoi raportin më të fundit të personave të arrestuar me rrezikshmëri të lartë, mes të cilëve edhe katër shqiptarë.
“Nën udhëheqjen e Sekretares Noem, burrat dhe gratë e palodhur të DHS dhe ICE po përmbushin premtimin e Presidentit Trump dhe po kryejnë deportime masive – duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve – duke përfshirë edhe të huajt e paligjshëm që shihni këtu.” thuhet në raport. Mes personave të arrestuar rezultojnë:
Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni.
Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork.
Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah.
Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni.
Nikollë Lleshaj – nga Kosova, i ndaluar për sulm dhe përfshirje në aktivitete kriminale.
Besart Hoxha – nga Kosova, i hetuar për përfshirje në organizata kriminale sipas ligjit RICO.






