Ballina Aktualitet “Më shumë juristë se inxhinierë”, Dashnor Sula: Të riformatohen inspektoratet. IKMT të...

“Më shumë juristë se inxhinierë”, Dashnor Sula: Të riformatohen inspektoratet. IKMT të respektojë vetëm ligjin!

Mospërputhja, shpeshherë, mes studimeve të kryera dhe punës që bëhet në të vërtetë, është bërë mjaft e zakonshme në Shqipëri, duke prekur edhe institucionet shtetërore. Në një aktivitet mes IKMT dhe Inspektoratit të Përgjithshëm, kreu i këtij të fundit Dashnor Sula paralajmëroi riformatim të të gjithë burimeve njerëzore, për ata që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë në ndërtim. “Me gjithë respektin që kam për juristët, pasi jam edhe vetë jurist, nuk mund të lejojmë që 95% e trupës të jetë jurist dhe vetëm 5% inxhinierë. Duhet që ne të kemi profesionistë në fusha të caktuara”, tha Sula.

Sula gjithashtu u shpreh se po punohet për ndërtimin e një portali të ri të institucionit, ku synohet transparencë më e lartë për të gjitha grupet e interesit.

“Ne jemi duke u përgatitur si Inspektorati i Përgjithshëm dhe në bashkëpunim me inspektoratet e tjera, që brenda një viti të përfundojë digjitalizimi i të gjithë sistemit, duke garantuar transparencë edhe për qytetarët”, shtoi Sula.

Nga ana tjetër, kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, theksoi se fokusi i kontrolleve në ndërtim do të jetë parandalimi i ndërtimeve jashtë standardeve dhe ndëshkimi me zero tolerancë për të gjithë subjektet.

“Objektivi primar do të jetë parandalimi dhe kontrolli, dhe kjo do të bëhet në dy sektorë të veçantë: në mjedis dhe në pyje, ku dëmi është i parikuperueshëm nëse ndodh. Në rast se do të ketë abuzime, do të marrim masat më të forta për të gjithë ata që kryejnë ndërtime”, tha Qendro.

Afrim Qendro u ndal edhe tek një bashkëpunim me Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Universitetin Bujqësor për përgatitjen e profesionistëve që do të bëhen pjesë e institucionit./ newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks