Dy shtetas përfunduan të proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës pasi u kapën me lëndë narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve proceduan 15 vjecarin me inicialet S.N, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Me po të njëjtën akuzë u procedua edhe 25 vjecari A.G banues në Turqi.
Në 24 orët e fundit policia e Shkodrës bën me dije se në orët e para të mëngjesit të së hënës është djegur pjesërisht automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit A. G., 58 vjeç, banues në Amerikë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.
Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 17 vjeç, banues në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.






