Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shades”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes.

Dje, vodhën me thyerje në 2 dyqane dhe në 1 servis, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Zbardhen edhe 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shades”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit S. P., 52 vjeç dhe M. K., 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve Sokol Pali dhe Marjan Kelaj,  shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu