Telefonata e një vajze që pretendonte se ishte marrë peng, alarmoi policinë e Tiranës dhe Forcat Speciale. Sajma Qordja pretendon se është rrëmbyer dhe dhunuar nga disa djem, ndërsa prindërit e saj thanë se të bijën ua ka marrë peng i dashuri i saj.

Menjëherë forcat speciale të RENEA-s u angazhuan duke u ngjitur me litar në katin e tetë ku po qëndronte e reja për ta shpëtuar.

Burimet thonë se i dashuri i Sajma Qordjas  kishte marrë me qira ditore dy apartamente. Te njëri u gjetën dy armë në tavolinë dhe kishte shenja kokainë, ndërsa te banesa tjetër po qëndronte e reja. Apartamenti ku u gjetën armët ishte thuajse i shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu