Ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë 38- vjeçari Simon Gjoka i cili u arrestua si hajdut por më pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13- vjeçare. Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual.