Një burrë ka vrarë një grua e më pas ka kryer vetëvrasje pasditen e sotme në Vushtrri.
Media lokale e Kosovës, Veriu.info, ka publikuar pamje të momentit kur burri i gruas së vrarë mbërrin në vnedin e ngjarjes shumë i rënduar emocionalisht, ndërsa disa të tjerë përpiqen ta ngushëllojnë.
“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria në një njoftim për publikun.
Një familjar i të ndjerës, Rrahim Ajeti, ka thënë se viktima ka qenë rreth 40-vjeçare dhe në të kaluarën ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në furrën bukës, në pronësi të autorit të krimit.
“Sipas një informate jo zyrtare, shkaku është xhelozia pse ka shkuar në tjetër vend për të punuar dhe e ka lënë këtu. Kjo është”, ka thënë i afërmi i viktimës.