Ballina Kronike Me drogë në makinë tentuan t’i ikin policisë, pranga dy shtetasve në...

Me drogë në makinë tentuan t’i ikin policisë, pranga dy shtetasve në Grudë

DVP Shkodër/Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Tentuan të largoheshin kur panë automjetin e Policisë, pasi kishin lëndë narkotike në automjet, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri).

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kanabis, automjeti dhe 2 celularë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në terren, për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar. Sapo ka parë automjetin e Policisë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjon Zefi 32 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Florenc Pllumaj 18 vjeç (pasagjeri).

Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks